Lajme

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë do të mbyllet

Ambasada e Norvegjisë në Kosovës pritet që të mbyllet. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Qeveria e Norvegjisë.

Përveç në Kosovë, Norvegjia do të mbyll ambasadat edhe në katër shtete të tjera.

“Misionet e mëposhtme do të mbyllen në vitin 2023: ambasadat në Bratislavë (Sllovaki), Kolombo (Sri Lanka) dhe Prishtinë (Kosovë), zyra e ambasadës në Antananarivo (Madagaskar) dhe Konsullata e Përgjithshme në Hjuston (SHBA)”, thuhet në njoftimin e Qeverisë Norvegjeze.

Ndërsa Ministrja e Jashtme e Norvegjisë është shprehur se mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve dhe do të kenë pasoja të mëdha.

Flamuri i Kosovë dhe Norvegjisë

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, është shprehur Ministrja e Jashtme e Norvegjisë.

Norvegjia aktualisht ka 101 misione diplomatike dhe konsullore./Shqip.com