Teknologji

Amazon do të shkurtojë edhe 9000 vende pune

Gjiganti i shitjes online, Amazon planifikon të shkurtojë 9000 vende të tjera pune, pasi kërkon të kursejë kostot.

Firma, e cila punëson 1.5 milionë njerëz në mbarë botën, tha se shkurtimet do të bien kryesisht në fushat e sektorit të ruajtjes së të dhënave dhe atë të reklamimit.

Ai nuk tha se cilat vende do të prekeshin, por tha se pozicionet do të mbylleshin në javët e ardhshme.

Bosi Andy Jassy tha se ishte një “vendim i vështirë”, por do të ishte më i miri për kompaninë në planin afatgjatë.

Firma ka hequr tashmë 18,000 vende pune në janar.

Jassy tha se vitet e fundit, shumica e fushave të biznesit të Amazon kishin shtuar role.

/Shqip.com