Rozë

Alvisa dhe Hyseni debatojnë në studio, zbulojnë detaje nga e shkuara

Alvisa Qarri

Edicioni i sotëm i emisionit “Për’puthen”, ka filluar me takimin e Alvisës dhe Brunos.

Takimi ngjalli shumë debate në studio pasi që Bruno kishte ftuar Alvisën në shtëpinë e tij dhe ka gatuar për të.

Pas kësaj filluan edhe replikat nga ish i dashuri i Alvisës, Hyseni, i cili tashmë është konkurrent i emisionit. Ai tha se një gjë të tillë e ka bërë në të kaluar për Alvisën.

Konkurrenti, Hysen Rama


“Çfarë ki gatuar more ti, mos me ngatërro me ndonjë tjetër”, ishin fjalët e Alvisës e cila e quajti edhe gënjeshtarë.

“Përveç që kemi gatuar bashkë thash i kam gatuar edhe unë”, tha me pas Hyseni duke replikuar ish të dashurën e tij, ku edhe deklaroi që e ka puthur që në herën e parë.


Ky është takimi i dytë në mes të Brunos dhe Alvisës , ndërsa kjo e fundit është refuzuar nga Bashkimi./SHQIP.com