Kulturë

Ali Pasha – Luani i Janinës

Shtëpia botuese “Toena” ka sjellë në dritë librin Ali Pasha – Luani i Janinës (Jeta e jashtëzakonshme e Napoleonit Ballkanik) të bashkautorëve Eugenia Russell dhe Quentin Russell.

Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, jeta e një tirani të vogël në një cep të errët të Perandorisë Osmane u bë legjendë. Çfarë e shtyu këtë arketip gjakftohtë të despotizmit oriental, i njohur gjerësisht si “Luani i Janinës” dhe “Napoleoni ballkanik”, në ndërgjegjen e sundimtarëve perëndimorë dhe publikut të gjerë, thuhet në njoftimin nga shtëpitë botuese “Toena” dhe “Artini”.

Ky libër përshkruan ngritjen e Ali Pashës nga lider brigade në një lojtar të rëndësishëm në çështjet botërore dhe, përfundimisht, në një fund të tmerrshëm.

/Shqip.com