Lajme

Albin Kurti niset drejt kryeqendrës amerikane, Uashington D.C.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Albin Kurti po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai pritet që vizitën e radhës ta realizojë në Uashington D.C

Këtë njoftim, Kurti e ka bërë përmes një “InstaStory”, ku ka thënë se do të avokojë për vlerat dhe prioritetet e Kosovës, por nuk ka dhënë ndonjë informacion se me kë do të takohet apo me çfarë niveli zyrtarësh.

Kurti ka bërë të ditur se do të bashkëbisedojë edhe me shoqërinë civile, investitorët potencialë dhe profesionistët e mërgatës.

“Nga Detroiti për në Washington D.C për të avokuar për vlerat e prioritet e Republikës së Kosovës në nivelin politik dhe për të bashkëbiseduar me shoqërinë civile, investitorë potencialë dhe profesionistë të mërgatës”, ka njoftuar kryeministri Kurti.

Sipas një njoftimi për media të dërguar dje nga Zyra e Kryeministrit, Kurti me 15 maj ka qëndruar në shtetin e Illinois, në Chicago, ku ka takuar bashkatdhetarë. Pas Illinois, ai ka udhëtuar në shtetin e Michigan./Shqip.com