Albin Kurti e Albulena Haxhiu mbajnë konferencë për media
Publikuar:
(18.06.2022 11:30:51)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pritet që të mbajnë konferencë për media duke filluar nga ora 13:30
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.
Arsyet e konferencës nuk janë bërë të ditura mirëpo dje gjatë ditës Haxhiu ka njoftuar se janë arritur që të votohen dy opinione në Komisionin e Vencias.
Këto dy opinione kanë të bëjë me procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë dhe projektligjit për byronë për konfiskimin e pasurisë./Shqip.com