Albana Beqiri / Maja e thikës së akullt t’heshtjes
MAJA E THIKËS SË AKULLT T’HESHTJES
Maja e thikës së akullt t’heshtjes
hap plagë që pikin gjak.
Mija copa malli derdhin lotët mbi te
e pasi lotët përthahen kripa që mbetet
oh… e djeg dhe e përvëlon ma shumë
at plag.
Koha n’vend me e përtha, e kurthoi mren vetes
e i vuni lak.
Kur t’msohesh me te e len vetë
me t’ther deri në asht
tue mendu se asht plagë që e ke meritue
por plaga pik mrenë edhe nëse ti qesh
nga jashtë,
plagosun prej heshtjes, shpreson
se dikur therja e saj ka me mbarue.
Por Koha n’vend me e përtha, mren vetes
e ka kurthue.
Asnji andërr nuk e mkon plagën që gjak
pikon
edhe atëherë kur qesh fort e kujton se i lumtun
je edhe n’terr
asht vetmia që ther ma shumë e shpirtin
prapë plagon
e heshtja qan n’ty, e mandej plaga prapë pik gjak
e therr, sa fort therr…
Koha nuk e përthan kurrë e ti me vete kudo
e merr…
/Shqip.com