Alarmim në Lojërat Olimpike të Tokyos, situata me COVID-19 drejtë eskalimit
Tokyo po vazhdon të regjistrojë raste të reja me COVID-19, derisa raportohet se situata po del jashtë kontrollit, shkrun Shqip.com.
12 agjentë të sigurisë së fundmi është raportuar se kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Mediat në Japoni raportojnë se 12 agjentë të sigurisë kanë rezultuar pozitiv, derisa 38 të tjerë të cilët ishin në kontaktë të ngushtë me të infektuarit janë izoluar.
Tokyo po regjistron shifra të larta me Coronavirus, kur në ditën e dytë radhazi janë konfirmuar 3170 raste pozitive, prej të cilave një shumë e madhe e të infektuarve është me variantin e ri “Delta”.
Autoritet japoneze bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë Lojërave Olimpike, në mënyrë që garat të zhvillohen ashtu siç janë planifikuar.
Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ishin planifikuar të mbaheshin vitin e kaluar, por pikërishtë për shkak të pandemisë, ato u shtynë për këtë vit, derisa rreziku për një shpërthim të valës së tretë në këtë vend është gjithë e më i madh./Shqip.com