Lajme Botë

Alarm në Beograd, zbulohet bomba 240 kilogramëshe pranë Parlamentit të Serbisë

Një bombë, e cila dyshohet se e ka origjinën nga Lufta e Dytë Botërore, është gjetur pranë Kuvendit të Serbisë ditën e sotme.

Sipas mediave serbe, bomba është gjetur në rrugën Vlajkovićeva pranë Kuvendit të Serbisë, gjatë ndërtimit të një garazhi.

Raportohet se bëhet fjalë për një bombë 240 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore, e cila ndodhet rreth tetë metra nën sipërfaqen e tokës.

Aktualisht në terren ndodhen një numër i madh i zjarrfikësve, ndërsa autoritet po punojnë për largimin e saj nga perimetri i Parlamentit.

/Shqip.com