Rozë

Akuzoi Saimir Kodrën për ngacmim kur ndodhej brenda shtëpisë, ja çfarë deklaronte Egla para se të hynte në BBVIP3?

Aktorja Egla Ceno dhe njëkohësisht fituesja e këtij edicioni të BBVIP3, bëri mjaft bujë me deklaratën e saj për Saimir Kodrën, ku tha se ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht. Ndërkohë në një intervistë para hyrjes së saj në shtëpinë e BBVIP, Egla Ceno kur pyetet rreth kësaj teme mohon të jetë ngacmuar ndonjëherë në vendin e punës.

E pyetur nga moderatori Eni Shehu, në Top Albania Radio, nëse do të kishte në Shqipëri një lëvizje “Me Too”, siç u bë në Amerikë vite më parë lëvizja kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës, a do t’i bashkohej Egla?

“Unë i përkas një gjenerate psiqike që nuk i lidh ngjarjet e jetës me lëvizjet, nuk kthehet dot në modë një shqetësim social. Mendoj që janë një kopertinë që nuk vlen”, deklaroi Egla.

Më tej moderatori ka vijuar me pyetjen nëse ka dhe në Shqipëri raste ngacmimesh seksuale dhe Egla është përgjigjur duke thënë se:

”Unë jam një femër dhe në kaq vite karrierë unë nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë presion seksual apo ndonjë kërkesë seksuale. Unë kam idenë që njeriu shkon gjen atë që kërkon, mund e të ndodhi por unë në atë moment di të marrë 112 e hajde shëndet”, tha ajo.

Deklaratë kjo që tregon se muaj më parë e ka mohuar ose e ka harruar kētë fakt.

E pyetur së fundmi pas daljes nga shtëpia e BBVIP, aktorja është shprehur se ende nuk ka një thirrje në gjykatë lidhur më këtë çështje, ndërsa theksoi se është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.

“Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht”, tha ajo.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit në BBV, aktorja ka bërë një akuzë të fortë ndaj gazetarit Sajmir Kodra, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio.

“Puna nuk mbaron, do të marrin në punë tjetër nuk do jesh ti e dëmtuara se nuk ke bërë asgjë të keqe. I the një derri mu hiq qafe, e the me vend dhe në vendin e duhur. Ishte një zotëri tjetër që kishte një radio s’po ja them emrin se nuk ekziston më. Unë hyra atje dhe punova, po në radio si zonjë. Më ka trajtuar me një rrogë fantastike në atë periudhë nuk e di si ta merrja. Isha “happy”, paguaja qiranë, haja ndonjë darkë jashtë. Por duhet të them gjërat vijnë. Nuk duhet të dalin më me zë dhe figurë në ekran, ma kanë bërë mua, ja kanë bërë shumë të tjerave pas meje, ndoshta e bën akoma dhe ti del në ekran me emër. Po moj, Kodra ka qenë, ai që bën atë gjënë programin. Se nuk e kam fare problem, ai ka qenë. Zero, se kam fare problem ta them. Duhet me dalë me emra të përveçëm se ndryshe je duke bërë “ham, ham” kot,” tha Egla Ceno.

Kjo deklaratë e aktores ka bërë që moderatori Saimir Kodra të reagojë ashpër, duke paralajmëruar padi për shpifje.

Sipas tij, Egla duhet të paraqesë provat për të gjitha akuzat që ka bërë.

“Do të bëj një reagim të shkurtër, se zonja që ka bërë deklaratën ka kaluar kompetencat duke përmendur një person që nuk është aty. Aty zihen për flokësh, shahen pse më përmend babën që është jashtë. E vetmja përgjigje kësaj aktore të dobët, e këtij skenari po aq të dobët të ndërtuar do i përgjigjet ajo vetë në Gjykatë. Kjo deklaratë e saj është në Gjykatën Penale, ajo Ceno ka barrën e provës që të vërtetojë që këtu e 25 vite më parë i paskam kërkuar afera seksuale në këmbim të një vendi pune. Kësaj zonjës dhe aktores së dobët, pas 25 vitesh i del detyra që ta vërtetojë në Gjykatë. Kam qenë dhe do të jem krah femrave që dhunohen, molestohen, me fakte dhe me prova si gjithmonë. Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as shefi i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderator i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë,” tha Kodra.

/Shqip.com