Kulturë Kino

Aktorja e serialit thotë se “The Crown” duhet të përfundojë

Historia e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe në serialin “The Crown”, ka shtuar kureshtjen e filmdashësve për të ndjekur sa më shumë sezone të tjera.

Megjithëse seriali mori disa kritika në lidhje me interpretimet e ngjarjeve ai u pëlqye nga shumë njerëz.

Mirëpo, sa i përket aktores e cila luan rolin e princeshës Margaret, Helena Bonham Carter, seriali duhet të përfundojë.

“Nuk mendoj se duhet të vazhdojë, në fakt. Unë jam në serial dhe i adhuroj episodet ku shfaqem, por tani është shumë ndryshe. Kur “The Crown” nisi, ishte një dramë historike, tani është përfshirë me të tashmen. Por, gjithsesi i mbetet në dorë (regjisorëve dhe skenaristëve) atyre”, tha ajo.

Ajo tregoj se rolin e princeshës Margaret e pranoj pasi u lidh menjëherë me skenarin e serialit.

/Shqip.com