Rozë

Aktori turk i “Sulejmanit të Madhërishëm” dënohet me 16 vite burg

"Sulltani i Madhërishëm"

Gjykata e Stambollit ka dënuar me 16 vite e 8 muaj burg aktorin e njohur të serialit turk ”Sulejmani i madhërishëm” Adnan Koç.

Ai është arrestuar në vitin 2018 në qytetin Atasehir gjatë një operacioni anti-drogë, ku bashkë me vëllain e tij dhe disa të tjerë rezistuan gjatë aksionit policor me ç’rast edhe plagosën disa efektivë të rendit.

Siç raporton mediumi i njohur turk “Sabah“, krahas akuzës për trafik të lëndëve narkotike, gjykata e dënoi atë edhe për “tentativë vrasjeje të punonjësit të policisë”.

Kjo është një akuzë e rëndë sipas kodit penal turk, detaj i cili edhe i ka rënduar vitet e burgut.

Koç ka luajtur në një numër të madh telenovelash turke, një pjesë e të cilave, përfshirë “Sulejmanin e madhërishëm” ku kishte rolin e Behram pashës janë transmetuar për audiencën shqiptare në Kosovë e Shqipëri.

Adnan me këtë rol ka bërë që të pëlqehet në masë të madhe edhe në Kosovë e Shqipëri./SHQIP.com