Rozë Ndërkombëtar

Aktori humbi 9 milionë dollarë pasi refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19

Ice Cube, tha se ai humbi një kontratë prej 9 milionë dollarësh pasi refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19.

Aktori-reperi ishte përjashtuar në tetor të vitit 2021 nga një rol në komedinë e Sonyt me titull “Oh Hell No”.

Ai refuzoi “9 milionë dollarë” për të mos u vaksinuar për t’u shfaqur në filmin, i cili është planifikuar të luajë Jack Black dhe të drejtohet nga Kitao Sakurai.

“Hodha poshtë 9 milionë dollarë. Nuk doja të vaksinohesha dhe nuk e di se si ndihet tani ‘Hollywoodi’ për mua”, është shprehur reperi.

Ice Cube sqaroi se ai ‘nuk e refuzoi’ rolin, por përkundrazi nuk iu ofrua për shkak të statusit të tij të vaksinimit.

/Shqip.com