Lajme Botë

Aktivistet nga Ukraina, Irani dhe Turqia fitojnë çmimin suedez për të drejtat e grave

Tre gra nga Ukraina, Irani dhe Turqia fituan më 9 janar çmimin për të drejtat e njeriut ‘Olof Palme’ që ndahet në Suedi.

Ky çmim vjetor ndahet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të grave. Marta Chumalo nga Ukraina, Narges Mohammadi e Iranit dhe Eren Keskin nga Turqia u nderuan për “përpjekjet e tyre në luftën për të siguruar lirinë e grave.

Chumalo, një psikologe dhe feministe, u vecua si një nga themeluesit e organizatës joqeveritare “Perspektivat e Grave”, një OJQ që promovon të drejtat e grave dhe lufton dhunën ndaj grave.

Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mohammadi “ka qenë një figurë qendrore në luftën për të drejtat e grave dhe lirinë e fjalës në Iran”, tha juria.

Ndërsa Avokatja e të drejtave të njeriut Eren Keskin u nderua për dekada të tëra duke mbrojtur të diskriminuarit në vendin e saj, duke përfshirë “minoritetet etnike, pjesëtarët e LGBTQI+ dhe refugjatët”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Stokholm më 1 shkurt.

Çmimi ‘Olof Palme’ është një çmim vjetor me vlerë 100,000 dollarë, i dhënë nga Fondi Përkujtimor Olof Palme, raporton Radio Evropa e Lirë.

/Shqip.com