Lajme

Aksion policor në Istog, 4 zyrtarë të arrestuar

Komuna e Istogut (Foto e ilustruar)

Katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunë e Istogut, janë arrestuar nga policia gjatë mëngjesit të së premtes, transmeton Shqip.com.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj, i cili tha se ende nuk dihet pse ka ndodhur ky aksion.

“Katër zyrtarë janë arrestuar, nuk kemi asnjë informacion pse dhe çfarë ka ndodhur”, tha ai për KK.

Ademaj shtoi se ky aksion u zhvillua para dy orësh.

Siç raportohet, aksioni i sotëm i organeve të rendit është vazhdim i “Subvencione 2021”, i cili nisi muaj në parë në disa komuna të Kosovës. /Shqip.com