Lajme

Aksion në Leposaviç, zbulohen bomba, arrestohet një serb

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se njësia e anti-drogës sot ka zhvilluar një aksion në Leshak të Komunës së Leposaviçit.

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 4 granata dore, dhe është arrestuar një serbë.

Personi i arrestuar

“Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira.Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar” ka shkruar Sveçla.

Parat e sekuestruara

Sipas Sveçlës ata do të mbesin të përkushtuar në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

/Shqip.com