Lajme

Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, lëndohen pesë persona

Sot gjatë ditës së mërkurë ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Gllarevë të Klinës ku janë lënduar pesë persona.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë”, tha Gashi.

Tutje Gashi tha se katër prej të lënduarve janë liruar në shtëpi kurse njëri prej tyre është duke marrë ende trajtim mjekësor.

/Shqip.com