Lajme

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, Policia jep detaje për Shqip.com

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë-Kosovë mbrëmjen e sotme.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Agron Burovci – zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje ( fëmijë)”, ka thënë Burovci për Shqip.com

Po ashtu është bërë e ditur se si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta ka marrë trajtimin e  nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti./Shqip.com