Aksident i frikshëm në Belsh, makina shpërthen në flakë, shpëton nëna me binjakët
Një aksident i pazakontë ndodhi pasditen e kësaj të diele në aksin Belsh-Kuçovë.
Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka shpërthyer në flakë.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar nga flakët, pasi nëna me dy fëmijët që ndodheshin brenda mjetit janë nxjerrë sapo ka nisur zjarri.
Mësohet se gruaja dhe një prej binjakëve të saj ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Beratit.
Belsh/Informacion paraprak
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.
/Shqip.com