Ekonomi Biznes

AKB: Nga sulmi në veri, Kosova humbi rreth 20 milionë euro

Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka prezantuar një studim një javor të quajtur “7 ditë pas sulmit në veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se AKB gjatë gjithë javës së kaluar ka përcjell nga afër situatën e krijuar nga sulmi diverzant ku kishte qëllim ndërrimin e rendit kushtetues në Kosovë dhe atë administrativ në Veri.

Sipas tij ky sulm terrorist i përmasës së gjerë ku kishte synim ti marr nën kontroll pikat vitale në veri të Kosovës dhe ndarje në lumin Ibër, më pas nga ai pozicion të themelohet Republika Veriore Serbe në Kosovë.

Ai shtoi se ky sulm përfundoi me viktima minimale si nga ana e Policisë së Kosovës ashtu edhe nga ana e terroristëve të ardhur nga Serbia e me gjerë, falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-s, theksoi se java e kaluar la mbrapa vetes shumë të panjohura, sulme paraushtarake, parapolicore dhe parapolitike që trazuan Kosovën, Ballkani, EU dhe USA, dhe KFOR-in, por mbi të gjitha qytetarët e Kosovës pa dallim: konsumatorët, te bizneset dhe investitorët.

“7 ditë pas sulmit terrorist, la pasojat në ekonomin e Kosovës. Friksojë qytetarët dhe investitorët e huaj. Konsumi i përgjithshëm ra deri në 4%. Bizneset ulën aktivitetin deri në 10%. Vizita turistike e familjare ranë deri në 50%. Shitja në sektorin e patundëshmërisë: banesave e lokaleve ra në 50%. Pagesa e ratave të banesave të blera ra mbi 40%. Interesimi për investime të huaja në Kosovë ra në 0% gjatë Javës 24-30 shtator”, tha Agim Shahini.

Kryetari i AKB-së theksoi se Kosova ka pasë humbje të qarkullimit rreth 20 milionë euro.

Sipas tij konsiderohet se Kosova ishte humbësi më i madhë ekonomik gjatë javës së kaluar dhe përfituesi më i madhë politik e diplomatik pas luftë e këndej në Kosovë

Më tej Shahini shtoi se vrasjs e policit-rreshterit Afrim Bunjaku në krye të detyrës duke tentuar me trup të vet të ndal diverzantët dhe terroristët për të mos bërë ndonjë masker apo sulm terrorist mbi institucionet dhe popullin e Kosovës në Veriun e vendit ishte heroizem.

Sipas tij kështu Kosova ndrroj rolin e vet në arenën ndërkombëtare të cilët neve na sanksionuan e na kritikuan për mos dialog dhe mos përmbushje të Marrëveshjes me Serbinë.

Kryetari i AKB-së, tha se deri këtë kohë Serbia luajti rolin e viktimës, por duke përgatitur alternativ tjetër aksionin terrorist si opcion real për të arritur qëllimet e veta destabilizuese dhe sunduese në Veriun e Kosovës.

Sipas Shahinit faktori ndërkombëtar u bind se Kosova është bashkëpunese, por edhe demokratike në anë tjetër në gatishmërinë e plotë për të ruajtur sigurinë publike në gjithë Kosovën.

“AKB-ja, kërkon nga institucionet shtetërore dhe politike që të bëhen bashkë për të mirë të Sigurisë dhe zhvillimit të shtetit. AKB fton të gjitha partitë politike të ulin flamujt politik dhe të ngritin atë të shtetit të Kosovës”, tha Agim Shahini.

Ndërsa njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, theksoi se vlerësimet e tilla ekonomike janë të nevojshme.

“Është pikërisht qëllimi i Serbisë që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht. Është shumë e nevojshme që të vlerësohet ekonomikisht situata. Interesat politike kanë pluset dhe minuset e tyre, por në një kohë afagjate po dëmtohet interesi ekonomik. Që nga pas lufta, ekonomia ka mbetur nën hije. Edhe Serbia e ka këtë qëllim, që ta dëmtojë Kosovën ekonomikisht”, tha Kadriaj.

/Shqip.com