Sport Ndërkombëtar

Ajaxi po i “shkel” kundërshtarët në Holandë

Mohammed Kudus

Gjashtë fitore – në po aq ndeshje.

Ajxi është duke i “shkelur” kundërshtarët në holandë.

Skuadra e udhëhequr nga Alfred Schreuder – ka deklasuar Heerenveenin – me rezultat 5-0.

Në këtë takim – vendasit ishin superiorë që nga fillimi – duke mos lënë vend për rastësi.

Klassen, Taylor, Brobbey shënuan nga një gol, teksa Mohammed Kudus e tundi rrjetën dy herë.

Pas kësaj ndeshje – kampioni në fuqi ngritet në kuotën e 18-të pikëve dhe është lider në tabelë.

Pesë më shumë Feyenoordi i vendit të dytë – që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Teksa, Hereenveeni – është në pozitën e gjashtë – me vetëm nëntë pikë të grumbulluara./Shqip.com