Sport Ndërkombëtar

Agustina zbulon si Lautaro ngatërroi testin e shtatzënisë: Iu deshën dy javë kohë për ta kuptuar

Agustina Gandolfi, partnerja e Lautaro Martinez, ka treguar një prapaskenë shumë interesante dhe qesharake me sulmuesin e Argjentinës dhe Interit.

Ajo zbuloi se kur kishte mbetur shtatzënë, e kishte gjetur tërësisht të papërgatitur futbollistin me lajmin.

“I tregova Lautaros testin pozitiv dhe gjëja e parë që më tha ishte ‘Ke COVID?’”, tregoi ajo gjatë një interviste për Telefe.

“Iu deshën dy javë për të asimiluar shtatzëninë. Lauti ishte në modalitetin avion, i ulur në divan dhe fiksonte një pikë boshe në hapësirë. Pastaj bëmë ekografinë dhe dëgjuam rrahjet e zemrës dhe kaq”, tha ajo duke kujtuar momentet e para kur mësoi se ishte shtatzënë me vajzën Nina e cila lindi në shkurt 2021.

/Shqip.com