Sport Shqiptar

Agon Xhaka ka konfirmuar largimin nga Prishtina

Pas një periudhe të gjatë me Prishtinën, Agon Xhaka ka konfirmuar largimin nga klubi kryeqytetas, shkruan Shqip.com

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojëtsi i majtë përmes rrjetit social “Facebook”.

“Deshta të shpreh dëshirën që të falenderoi klubin futbollistik Prishina, në të cilin që nga hapat e mij të parë isha pjesë e kësaj skuadre. Ishte kënaqësi dhe privililegj të isha pjesë e FC Prishtinës.” shkroi ndër tjerash Xhaka në postimin e tij.

Gjatë edicionit të kaluar, ai ishte i huazuar te Besa e Pejës e cila ra nga Superliga e Kosovës./Shqip.com