Lajme

AGK kërkon mbrojtjen e gazetarëve në veri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit nga ku po raportojnë shumë media e të cilat po përballen me rreziqe të ndryshme.

AGK u ka bërë thirrje organeve të rendit, Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediale.

“Në këtë mes, portali Koha raporton se një veturë e ekipit është sulmuar me gurë nga persona të maskuar, por që fatmirësisht askush nuk është i lënduar. AGK-ja, gjithashtu i fton gazetarët dhe redaksitë për kujdes të shtuar në këtë situatë të vështirë”, thuhet në reagim.

/Shqip.com