Sport Shqiptar

“Agjërimi” i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi

Pas shkëlqimit që e pati, Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të shënojë gol në pesë ndeshjet e fundit. Derisa para Botërorit ishte i jashtëzakonshëm, duke i realizuar 8 gola në 12 ndeshje. 8 gola në 12 ndeshje (në 2 të tjera ishte i suspenduar).

Vedat Muriqi i kishte mahnitur të gjithë në pjesën e parë të sezonit në La Liga, para Kampionatit Botëror. Ai konsiderohej si një “vrasës” i Mallorcas.

Golat, asistimet, pasimet, puna dhe loja kolektive e kishin bërë njërin prej lojtarëve më të mirë në Spanjë. Mirëpo, përfaqësuesi kosovar e kishte një rënie drastike pas përfundimit të “Katar 2022”.

Pasi kishte shënuar në katër ndeshje radhazi, tash “Piratit” po i ndodh e kundërta. 28 vjeçari nuk ka shënuar gol qe 5 ndeshje dhe çka është më e keqja, ai s’po ka as raste shënimi. Sidoqoftë, trajneri Javier Aguirre është munduar ta mbrojë përfaqësuesin kosovar.

“Unë e shoh atë si gjithmonë, të përfshirë, të lidhur ngushtë me ekipin, të lumtur në dhomat e zhveshjes dhe me tifozët”.

Ish-futbollisti i Lazios nuk ia doli të shënonte në ligë ndaj Getafes, Valladolidit, Osasunës, Celta Vigos dhe Cadizit.

Kurse, në Copa del Rey nuk arriti të realizonte ndaj Real Sociedadit, kurse realizoi vetëm ndaj Pontevedras.

Ekipeve që iu ka shënuar para Botërorit ishin: Betisi, Rayo Vallecano, Real Madridi, Elche, Valencia, Espanyol, Villarreal dhe Atletico Madrid.

/Shqip.com