Lajme

Agim Maliqi rizgjidhet në pozitën e komisionerit për mbikëqyrjen e përgjimeve

Gjyqtar i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi është rizgjedhur në pozitën e komisionerit për Mbikëqyrjen e procesit të Përgjimeve të Komunikimeve. 

Këshilli Gjygjësor i Kosovës (KGJK) është pajtuar që të njëjtit t’i vazhdohet mandati 4 vjeçar.

Sipas, Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, komisioneri është një mekanizëm i vendosur në kuadër të Këshillit Gjyqësor i cili bën kontrollon vjetor të ligjshmërisë së përgjimeve.

Komisioneri i raporton KGJK-së dhe Prokurorit të Shtetit në baza vjetore mbi shkeljet eventuale të identifikuara.

Tutje, në këtë mbledhje të KGJK-së janë zgjedhur edhe dy gjyqtarë në Gjykatën Supreme, konkretisht Zenel Leku dhe Rrustem Thaqi, të dy gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Ndërsa, në kolegjin e Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës të Gjykatës Supreme, është zgjedhur gjyqtari Nenad Llaziq.

Mandati i gjyqtarëve të lartcekur do të fillojë nga 1 marsi 2022.

Lidhur me rekomandimin e dy gjyqtarëve për avancim në Gjykatën Supreme, anëtarja e komisionit, Teuta Ibrahimi tha se më 19 janar 2022 ka filluar intervistimi i kandidatëve për këtë pozitë dhe se ka përfunduar më 21 janar 2022.

Në këtë takim të KGJK-së, është diskutuar edhe kërkesa e gjyqtarit Nikollë Komani, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjakovë, lidhur me caktimin në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Gjakovë, të gjyqtarit mbikëqyrës të degës në Rahovec, gjyqtarit Ilir Rashkaj.

Mirëpo, lidhur me këtë pikë pati mendime të ndryshme nga anëtarët e Këshillit dhe të njëjtit u pajtuan që kjo pikë të tërhiqet dhe të diskutohet në një takim tjetër, pasi kërkohet një analizë më specifike/Shqip.com