Rozë

Afrona Dika feston ditëlindjen ‘single’, reagon Blero

Afrona dhe Blero janë shndërruar në dy nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Afrona feston sot ditëlindjen e saj të 30-të, ku për herë të pas pas disa vitesh ajo feston si ‘beqare’ pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.

Në këtë ditë të veçantë ajo ka marrë mjaft urime dhe surpriza nga ndjekësit dhe miqtë e saj në rrjetet sociale.

Gjithashtu duket se nuk ka munguar ‘urimi’ nga ana e Bleros, i cili nuk mori një të tillë nga ana e Afronës kur festoi ditëlindjen. Këngëtari ka publikuar një foto në Instastory krahas së cilës ka vendosur thjesht një trëndafil.

Kujtojmë se edhe Blero festoi rreth 3 javë më parë 44-vjetorin e lindjes./Shqip.com