Abdixhiku tregon çfarë diskutoi në takim me Ramën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar rreth takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të hënën e 27 shtatorit, njofton Shqip.com.
Pas këtij takimi, Abdixhiku tha se diskutuan mbi relacionet e dy vendeve, situatën e krijuar në veri, si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike.

“Kryeministrin Rama e falenderova për përkahjen që po i jep Kosovës në proceset e rëndësishme. Po ashtu, nga ai, mora ftesë për një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën do ta realizojë së shpejti”, ka shkruar Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot, me bashkëpunëtorë, në selinë e LDK-së, prita në takim Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Diskutuam mbi relacionet e dy vendeve; situatën e krijuar në Veri; si dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euro-atlantike”.
Raportet ndërshqiptare, Abdixhiku thotë se janë bazamenti i suksesit. “Për këtë, unë dhe LDK jemi të përkushtuar pa hezitim”, ka shtuar ai.
Përveç Abdixhikut, Rama sot ka takuar edhe liderët e partive tjera politike, derisa vizitën e tij në Prishtinë e nisi me takimin që zhvilloi me homologun e tij kosovar, Albin Kurti. /Shqip.com