Lajme

Abdixhiku: Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor të shqiptarëve në Luginë

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi pritet të zgjatë deri me 31 tetor.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e shqiptarëve në Preshevë.

I pari i LDK-së është shprehur se regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës.

Foto nga takimi

“Nga ky takim, dolëm dhe me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët e kësaj ane – ata që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë – që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare. Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës” ka shkruar Abdixhiku.

Si LDK, do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar ka thënë më tutje Abdixhiku.

/Shqip.com