Lajme

Abdixhiku: Presidentja Osmani të ketë qëndrim të qartë për veriun

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të ketë qëndrim të qartë për situatën në veri.

Abdixhiku në emisionin, tha se çështja e Veriut nga diplomacia po bartet në siguri, gjë që, sipas tij, përbën rrezik për Kosovën.

Ai ka kërkuar nga presidentja të ketë qëndrim ndryshe nga kryeministri, Albin Kurti, pasi “Osmani është presidente dhe duhet t’i ruajë raportet me aleatët”.

”Presidentja e vendit duhet të ketë qëndrim të qartë politik dhe të marrë veprime në riparimin e marrëdhënieve me aleatët tanë sepse përfaqëson unitetin e popullit dhe zëri i popullit në këtë rast është që këto relacione të ruhen pa ndonjë dallim”, ka thënë Abdixhiku.

/Shqip.com