Abdixhiku: Pa LDK s’ka Podujevë, pa Podujevë s’ka LDK
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, derisa ka mbështetur kandidatin për kryetar të Podujevës nga partia e tij, Ekrem Hyseni, tha se pa LDK-në s’ka Podujevë dhe pa Podujevë nuk ka LDK, transmeton Shqip.com.
Kështu u shpreh ai derisa në këtë fushatë elektorale theksoi se rikthimi i LDK-së do të nis prej Llapit.
“LDK po kthehet në vendin e parë. Kjo anë, Podujeva është e lidhur me LDK, pa Podujevë s’ka LDK, pa LDK s’ka as Podujevë. Partia e Ibrahim Rugovës e ka vendin këtu, rikthimi i LDK-së nis këtu… me 17 tetor burra e gra keni një obligim patriotik, prej juve varet gjithçka, me 17 tetor të përfundojmë garën me të parën”, tha ai para masës së mbledhur në këtë fushatë, raporton KP.
Nga ana tjetër, pretendenti për të parin e Podujevës, Ekrem Hyseni tha se nga 17 tetori do të bashkëqeverisë me qytetarë të Podujevës.
“Nga data 17 tetor më përkrahjen tuaj unë nuk do të qeverisi, por do të bashkëqeverisi me ju. Kryetar faleminderit shumë për përkrahjen e parezervë nga qendra, besimin që e kemi pasur. ky besim do të ketë përkrahje me këta që na kanë sjell këtu me emocione që për mua janë për herë të parë”, theksoi ai.
Në Batllavë të Podujevës u kërkua vota edhe për kandidatët e LDK-së për asamble komunale. /Shqip.com