Abdixhiku: Moskoordinimi me SHBA-të, akt antishtetar
Publikuar:
(26.05.2023 21:22:44)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish për zhvillimet në veri të vendit.
Ai ka thënë se moskoordinimi me aleatë – në veçanti me SHBA-të – është thjesht akt antishtetar.
“Kujt i shërben kjo politikë? Kujt i shërben një Kryeministër si ky? Kush përfiton kur Kosova i dhuron Serbisë të gjithë aleatët e saj? Ky s’mund të jetë çmimi ynë. Në mbështetje të plotë të djemve tanë me shërbim në veri. Në kërkesë të paalternativë për koordinim të ngushtë me aleatë”, ka shkruar Abdixhiku.
Sipas tij, politika e matur, politika me miq, është rruga e vetme e Kosovës.
“Gjithçka tjetër çon në theqafje; ku dhe jemi nisur me një Kryeministër si ky!”, ka përfunduar kreu i LDK-së.
/Shqip.com