Lajme

Abdixhiku: Kosova të mos bëhet vatër e provokimeve të Serbisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se përqendrimi tek çështje teknike apo me rëndësisë më të vogël, përballë nevojës për një marrëveshje me Serbinë, nuk është në favor të interesave të vendit dhe atyre euro-atlantike.

Sipas tij, vendi ka nevojë të bëjë përpara së bashku me aleatët e vet, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale që ka në thelb të saj njohjen reciproke.

“Është esenciale që në kohë të zhvillimeve të ndryshme të sigurisë në kontinent, Kosova të mos bëhet vatër e provokimeve të Serbisë që më pas do të prodhonin situata të paparashikueshme, por që në këtë fazë për Kosovën është e rëndësishme që të ketë koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar me theks të veçantë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë evropianë”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku.

Këto deklarata, Lumir Abdixhiku i bëri ndërsa ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Shqip.com