Lajme

Abdixhiku kërkon që Radoiçiq t’u dorëzohet organeve të drejtësisë në Kosovë

Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku - Kryetar i LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas njoftimeve për arrestimin në Serbi të Milan Radoiçiqit.

Ai ka thënë se i njëjti duhet t’iu dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë.

“Një përpjekje e kot dhe gjithsesi e vonshme e Serbisë dhe Presidentit Vuçiq për t’u distancuar nga organizimi dhe strehimi i terroristëve të Banjskës. Tani që stërvitja, armatosja, mbështetja logjistike e vet strehimit të terroristëve kanë dalë në shesh botërisht përpjekjet e tilla janë lëvizje dëshpëruese për distancim. Terroristi Radojciq duhet t’i dorëzohet organeve kosovare të drejtësisë, si pjese e pashmangshme e bërjes se drejtësisë për vrasjen e heroit Bunjaku. Një vend kandidat për në BE nuk duhet të tolerohet me një politikë të tillë”, ka shkruar ai.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë përgjegjës institucionet udhëheqëse te Serbisë, politike dhe ato të sigurisë, për një tendence te tille. Për Kosovën, në të njëjtën kohe, është e domosdoshme fitorja e betejës diplomatike sot dhe rikthimi i pozicionit tonë të drejtë në raport me Serbinë”.

/Shqip.com