Lajme

Abdixhiku akuzon Kurtin për shkak se ka pranuar Asociacionin

Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së
Lumir Abdixhiku, Kryetari i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së Kuvendit ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin, duke thënë se Qeveria është pajtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ai gjatë seancës ka lexuar një pjesë të deklaratës së kryediplomatit europian, Josep Borrell pas marrëveshjes së fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pushteti na flet se si ka qëndruar qasja në dialog por, po e lexoj një paragraf të asaj që paraqiti Borrelli në dokumentin e marrëveshjes për targa. Të gjitha palët duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog. E keni pranuar Asociacionin. Mund të ketë dyshime, se sa është i mirë, a është i mirë, por e keni pranuar, kjo është e vërteta kundrejt universit paralel që e krijoni ju”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje ai tha se kryeministri foli për siguri dhe luftë ndaj krimit, ndërsa “sot mbi 17% e territorit të Kosovës është pa policë, pa prokurorë, pa gjykatës dhe pa shërbime bazë”.

/Shqip.com