Abbas: Autoriteti Palestinez gati të marrë kontrollin në Gaza
Publikuar:
(10.11.2023 12:26:19)
Autoriteti Palestinez është gati të marrë përgjegjësitë në Gaza ka deklaruar presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, shkruan Sky News.
Abbas tha se autoriteti ishte i përgatitur për të marrë kontrollin nga Hamasi në Rripin e Gazës si pjesë e zgjidhjes gjithëpërfshirëse politike për Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Gazën.
Në vitin 2007, Hamasi mori pushtetin nga Partia Fatah, e cila kontrollon Autoritetin Palestinez, pas përleshjeve të dhunshme.
Hamasi ka qenë qeveria që atëherë, drejton shërbimin civil dhe kryen funksionet e një shteti si kujdesi shëndetësor dhe kanalizimet, megjithëse nuk ka lejuar zgjedhje të tjera.
/Shqip.com