Ekonomi

Abazi: Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri

Haki Abazi, LVV
Haki Abazi, LVV

Haki Abazi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka thënë se nuk duhet paguar asnjë cent nga buxheti i shtetit për energjinë që shpenzohet në veri, pasi sipas tij fondet e BE-së duhet të kryejnë pagesa të tilla.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se mospagesa e energjisë në veri nga popullata serbe, ka të bëjë me “negocimin e dobët dhe mungesën konkrete të përvojës për të kthyer fjalët në vepra”.

Ai ka shtuar se për energjinë që shpenzohet në veri nuk duhet paguar asnjë cent nga buxheti i shtetit, pasi sipas tij derisa problemi të zgjidhet, energjia duhet të paguhet nga fondet e BE-së.

“Mospagesa e energjisë në veri nga ana e popullatës serbe, është rezultat i negocimit të dobët dhe mungesë konkrete e përvojës për të kthyer fjalët në vepra konkrete! Vazhdimi me të njëjtin avaz sikur në të kaluarën nuk është ndryshimi i premtuar. Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri. Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguajë për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e BE-së”, ka shkruar Abazi në Facebook.

/Shqip.com