Rozë

A u ndanë apo janë bashkë?

Romanca mes këngëtarit Capital T dhe Adrola Dushit edhe pse ata nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duket se vazhdon.

Para disa ditësh pati dyshime se ata mund të jenë ndarë, shkak për këtë u bë një video e këngëtarit ku ndër të tjera shkruante: “Si fle unë kur e di që jam beqar dhe askush nuk po më tradhton”.

Mjaftoi kjo për të nxitur dyshimet se raporti mes çiftit kishte marrë fund.Kjo është hedhur poshtë së fudmi.

Capital T ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme.

Ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, teksa mban në dorë një gotë dhe shkruan bashkangjitur se mbush 32 vjec.

Nuk ka munguar një urim publik nga Adrola duke shkruar “Urime”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e dy gotave për t’i thënë gëzuar.

/Shqip.com