A tentuan familjarët e Stresit ta nxirrnin atë nga shtëpia e BBVK?
Publikuar:
(02.02.2023 19:53:39)

Reperi i njohur Stresi, është ndër më të komentuarit e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ndërkaq, së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar një lajm se familja e Stresit ka shkuar te zyret e produksionit, duke kërcënuar, për ta tërhequr rep artistin nga shtëpia.
Për këtë, ka folur vetë drejtuesi zyrtar i spektaklit Alaudin Hamiti.
Ai e ka mohuar këtë, përmes një pyetësori të hapur në Instagram.
“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për Big Brother VIP Kosova, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, ka shkruar Hamiti.

/Shqip.com