Rozë

A po shuhen gjakrat, Romeo e shkrin së qeshuri Meritonin

Romeo dhe Meritoni e konsideronin njëri-tjetrin miq të ngushtë ditën që hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Megjithatë nuk kaloi shumë kur filluan përplasjet e tyre të para brenda “BBVA3”.

Tani ata e quajnë njëri-tjetrin armiq madje arrijnë deri aty sa ofendohen mes tyre.

Por, mbrëmjen e djeshme një gjest i Romeos e ka bërë Meritonin të qeshë me të madhe.

Ka qenë aktori i cili ka imituar bashkëpatriotin e tij vlonjat, Jetmirin, me të cilin është në konflikt të vazhdueshëm.

Meritoni nuk ka mbajtur të qeshurën duke thënë: Oh vdiqa!

/Shqip.com