Teknologji Auto

A po rikthehet modeli Z4?

Mund të keni dëgjuar thënien “çdo gjë e vjetër është përsëri e re” në një moment të jetës tuaj.

E këtë thënie është duke e ndjekur kompania gjermane e automjeteve.

Në vitet e ’90-a ishte në trend modeli i veturave për dy personave dhe me pjesë të përparme të zgjatur.

Tani, BMW po e bën atë koncept retro të ri përsëri duke prezantuar konceptin e quajtur Touring Coupé të modeluar sipas dy prej veturave të saj më ikonike (dhe më të rralla) Z3 dhe Z4 Coupe.

Këto dy Coupe të mëparshme ishin degë të rralla të autostradave dhe Z3 e Z4 përshtateshin lirshëm me përshkrimin e një karroceje me dy dyer.

Prodhuesi i automjeteve thotë se Touring Coupé ka motorin “inline-6”, por nuk ka pwrmendur një motor i elektrizuar për këtë koncept.

BMW ka punuar me punishten italiane të lëkurës Poltrona Frau për të zbukuruar panelet e brendshme me lëkurë lope nga lart poshtë.

BMW përdori punëtorinë e lëkurës Schedoni në Modena për të krijuar një grup të personalizuar të bagazheve të përshtatshme.

Edhe pse BMW po e quan këtë makinë një koncept, ajo duket mjaft e gatshme për prodhim, gjë që na bën vërtet kurioz nëse prodhuesi i automjeteve po mendon seriozisht të rikthejë ‘këpucën e kllounit’ si një variant Z4.

/Shqip.com