A mund të gjendet zgjidhje për pagjumësinë?
Miliona njerëz kanë probleme me gjumin duke u shtrirë në shtrat e rrokullisur vazhdimisht por pa mundur të flenë.
Por një studim i ri që sugjeron se pagjumësia është në gjenet tona i jep shkencëtarëve shpresë të re për një kurë.
Pas analizimit të ADN-së së më shumë se 85,000 njerëzve, hulumtuesit zbuluan 47 faqe gjenetike të cilat përcaktojnë se sa lehtë mund të flemë, si dhe sa kohë qëndrojmë zgjuar.
Nga këto, 36 gjene nuk ishin identifikuar më parë, të cilat mund të ndikojnë në “zhvillimin e trajtimeve të reja për të përmirësuar gjumin tonë”.
Studimi u krye nga Universiteti i Exeter dhe u drejtua nga Dr Samuel Jones, një studiues në kolegjin e mjekësisë dhe shëndetit.
“Ne e dimë se gjumi i mjaftueshëm përmirëson shëndetin dhe mirëqenien tonë, por ende dimë relativisht pak për mekanizmat në trupin tonë që ndikojnë në mënyrën se si flemë. Ndryshimet në cilësinë e gjumit, sasia dhe koha janë të lidhura fort me disa sëmundje njerëzore, si diabeti dhe obeziteti, dhe çrregullime psikiatrike. Identifikimi i gjeneve të pagjumësisë do të sigurojë njohuri të reja në rregullimin e gjumit”,thanë utorët për revistën Nature Communications.
/Shqip.com