Rozë

A ka vërtet pëlqim për Luizin? Flet tezja e Kiarës

Raporti në mes të Luizit dhe Kiarës, është komentuar mjaft shumë në Big Brother VIP Albania.

Këngëtari Luiz Ejlli shprehu pëlqim ndaj Kiarës qysh në fillim të spektaklit, ndërsa kjo e fundit shihet mjaft e tërhequr dhe konfuze.

Së fundmi, për marrëdhënien e tyre ka folur edhe tezja e Kiarës në emisionin “Big Brother Vip Fan Club”.

Ajo tha se Kiara ka nevojë për Luizin në jetën e saj.

“Unë për momentin e shoh si një shok shumë të mirë, dhe mua më jep kënaqësinë e të parti me Luizin tërë kohës, të kujdesit që ai tregon për Kiarën. Kiara ka shumë nevojë për njerëz që e bëjnë të qeshë dhe Luizi ia ka arritur”, tha ajo.

Ajo po ashtu ka rrëfyer edhe mënyrën se si prindërit e Kiarës e shohin Luizin.

“Kur e shikonim Prime në fillim, thoshin po e bezdis shumë Luizi, po i rri shumë ngjitur. E kishte këtë problem (i ati), thoshte i rri shumë ngjitur gocën sime, sikur nuk ka femra të tjera aty. Por, tani jo. Mendoj se u pëlqen loja e atyre të dyve”, tha tutje ajo.

Ajo zbuloi se Kiara i kishte thënë se nuk do të krijonte ndonjë lidhje brenda shtëpisë.

/Shqip.com