Rozë

A ka krizë në çiftin Meriton-Ilnisa, pas hyrjes së Sara Karajt?

Një nga banoret e rreja të futura javën e shkuar brenda shtëpisë më të njohur në Shqipëri ka qenë Sara Karaj.

Komunikimi dhe sjellja e saj me Meritonin duket se ka indinjuar Ilnisën, ndërkohë që mes dyshes ka patur xhelozi dhe debate të ashpra.

Lidhur me këtë temë, Ilnisa nga Dhoma e Rrëfimit është shprehur se është konfuze për situatën teksa nuk kupton pse përdoret Meritoni.

“Unë do ti bije shkurt. Sarën nuk e njoh fare se çfarë vajze është dhe çfarë karakteri ka edhe pse kam një llojë pëlqimi për të pas afrimit që më ka bërë.

Unë jetoj përmes të gjithë banorëve, përmesë gjellës “ju të dy”. Përmes krevatit që të dalim tek Sara, mua me bën përshtypje se si kjo vajza të cilën Meritoni e afron me sinqeritet dhe ndershmëri të madhe, duke luajtur të mënjanuarën shkon dhe bën këtë skenën.

Çfarë po ndodh? Absolutisht që ajo vajzë nuk ka faj por pse përdoret Meritoni në këtë mes?”- tha Ilnisa.

Ndër të tjera Meritoni është shprehur se nuk është normale që Sarën të mos e pranoj në shoqëri meqë bëhet xheloze Ilnisa.

“Për shkak se Sara është një vajzë e bukur të mos e pranoj në shoqëri, meqe bëhet xheloze Ilnisa kjo nuk është normale.

Kemi shumë armiqësi. Unë për shumë arsye gjithmonë kam dashur të reflektoj pozitivisht.

Shumë na kanë thënë që Ilnisa ka ndikuar në lojën time, por është e kundërta mbase për disa situata unë po e pengoj Ilnisën.

Banorët nuk janë të drejtë për mënyrën e lojës që po bëjnë kundrejt nesh”, u shpreh Meritoni.

Debati për këtë çështje ka vazhduar mes të përfshirëve në video dhe disa banorëve.

Arbër Hajdari tha se Meritoni po flirton me Sarën dhe po e shfrytëzon këtë situata për të aktivizuar një plan ‘B’ për t’u ndarë me Ilnisën.

“Është kaluar caku në dy momente. Nuk e besoj Meritonin në lidhje me Sarën më është dikur si flirt. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Ilnisa që secili e kemi bërë lojën për hesapin e vet. Meritoni ka bërë dhe debate me ta. Meritoni ka aktivizuar një plan B për të dalë nga marrëdhënia me Ilnisën. Flirti ishte jashtë normalitetit dhe funksionit që ka lidhja. Po ta donte nuk do e thoshte un nuk e kam grua. Nuk më pëlqeu kur banorët shtynin Sarën që Meritoni i hodhi sytë, ishte përpjekje për ta futur mes këtij çifti. Kam parë xhelozinë e Ilnsiës, Meritoni nuk e ka bindur. Ajo do i hidhet vajzave që e shtynë Sarën drejt kësaj marrëdhënie”, tha Arbër Hajdari.

Ori mendon se edhe Ilnisa e ka një skenar për Meritonin.

“Më bën përshtypje fakti që Ilnisa vetëm kur debaton apo diskuton me Meritonin më duket si qenie njerëzore nuk shan nuk agravon në ligësinë që e sjell në debate me të tjerët. Më duket se po e shfrytëzon këtë lojë të kujdesur, në një moment ta godasë. Edhe Ilnisa mund të ketë të njëjtin skenar me Meritonin”, tha Ori Nebiaj.

/Shqip.com