Rozë

A janë martuar Lumbardhi me Kaderin?

Çifti shumë i dashur për publikun është aktiv në rrjete sociale, ku me ndjekësit ndan momente të veçanta.

Mbrëmë vonë, Lumbardhi postoi një fotografi me Kaderin, por vëmendjen e mori mbishkrimi që bëri.

“Bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur”, shkroi ai, duke iu referuar Kaderit.

Ndonëse mund të merret me shaka nga shumica, dyshimet u ngjallen edhe më shumë nga një mike e dyshes, e cila i pyeti “Ku është unaza?”.

Kësaj pyetjeje, Kaderi vetëm iu qesh, duke i thënë mikeshës se e do.

Para pak ditësh, në media u aludua se Kaderi është shtatzënë dhe nga asnjëri nuk ka pasur ndonjë reagim për ta mohuar apo puhuar një lajm të tillë.

/Shqip.com