Rozë

A do të jetë Yll Limani pjesë e Big Brother Vip Kosova?

Yll Limani

Kanë mbetur vetëm edhe pak javë që nga fillimi i formatit Big Brother Vip Kosova, ku deri tani janë përfolur emra të ndryshëm të showbizit për tu bërë pjesë e tij.

Mes tyre është diskutuar dhe emri i këngëtarit shumë të dashur nga publiku, Ylli Limani.

Mirëpo, ky i fundit i ka mohuar zërat duke u shprehur se nuk do bëhet pjesë e formatit.

“Jo, sepse fitoj”, tha ai duke qeshur në një intervistë për ‘Klan Kosova’.

Kujtojmë që këtë verë, Ylli ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor. Ai ka publikuar disa këngë, nga bashkëpunimi me Ledri Vulën te ai me Noizyn./Shqip.com