Sport Ndërkombëtar

95 mijë tifozë në ‘Camp Nou’ brohorasin emrin e Messit, duan rikthimin e tij

FOTO: topmercato
FOTO: topmercato

Tifozët e Barcelonës mbushën selinë historike të klubit për të parë Final 4 të Kings League të organizuar nga Gerard Pique, por me mendjen gjithmonë te Lionel Messi.

Në mënyrë të veçantë, rreth 95 mijë tifozë të Barcelonës filluan të brohorasin në mënyrë ritmike emrin e argjentinasit, për të cilin skenarët e rikthimit po shtohen për sa kohë që ai nuk po rinovon kontratën me Paris Saint-Germain.

Kujtojmë se Lionel Messi nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të tij në Katalonjë në momentin kur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në deklaratat e tij ka theksuar edhe një herë se numri 10 do të jetë gjithmonë i mirëpritur.

/Shqip.com