Lajme Ballkan

89 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

COVID-19.

Gjatë 24-të orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 89 raste të reja pozitive me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se brenda këtij intervali kohor nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

11 është numri i qytetarëve të cilët janë të shtruar në spitalet e Shqipërisë të cilët po shërohen nga COVID-19.

Klinika Infektive në Shqipëri

Sa i përket rasteve pozitive, momentalisht në Shqipëri janë 330 mijë e 238 raste pozitive dhe 1 mijë e 152 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë COVID-19, në Shqipëri jetën e kanë humbur 3 mijë e 586 qytetarë./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022