Lajme

8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Qendra-COVID-19

Dita e hënë ka nisur me asnjë rast të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë, njofton Shqip.com.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 999 mostra të marra për testim.

Testet për COVID-19

Më i vogël se numri i rasteve të reja, më 8 nëntor është shënuar numri i të shëruarve.

Gjashtë qytetarë janë kuruar plotësisht nga ky virus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157 mijë e 440.

Me këtë rast, një rritje e vogël është shënuar edhe te shifrat e rasteve aktive që tashmë janë ngritur në 462. /Shqip.com