Lajme

75 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24-të orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 75 raste të reja me COVID-19.

Në këtë interval kohor nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

9 është numri i qytetarëve të shtrirë në spitalet e Shqipërisë.

Klinika Infektive në Shqipëri

Sa i përket rasteve aktive , momentalisht në Shqipëri janë 1 mijë e 78 raste aktive dhe 330 mijë e 313 raste pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri jetën e kanë humbur 3 mijë e 586 qytetarë./Shqip.com